AKTUALITET, 29 Janar 2022, 19:23

Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me karburantin, dy të plagosur

Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një pikë karburanti në autostradën Vlorë-Fier.

Për pasojë, të lënduar kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Me datë 29.01.2022,  rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një  karburanti automjeti tip “Benz”,  me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin  dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit,  ku  si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B.,   të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.