AKTUALITET, 29 Janar 2022, 16:26

Aksident i rëndë në Itali, vdes 25-vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Itali, vdes 25-vjeçari shqiptar

Ditën e djeshme, në mbrëmje vonë, ka ndodhur një aksident tragjik në Itali.

Një 25-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, pasi kamioni të cilin po drejtonte u përmbys në dalje të rrugës.

Në mjet ndodheshin edhe tre punëtorë të tjerë të cilët mbetën të plagosur, shkruajnë mediat italiane. Ata u transportuan menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa emigranti shqiptar ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Policia dhe hetuesia po punojnë për të zbardhur aksidentin e rëndë.