AKTUALITET, 29 Janar 2022, 16:11

"U bë faqja e zezë e Shqipërisë në mediat e botës"/ Rama publikon videon: Prindër dhe fëmijë do të dynden tek Ekoparku i Durrësit

"U bë faqja e zezë e Shqipërisë në mediat e

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Ekoparku i Durrësit.

Rama shprehet se nga një fushë danteske e plehrave, tashmë me projektin e ri i gjithë ambienti do t’u kthehet qytetarëve, ku do të kenë mundësi të shijojnë atraksionet e Ekoparkut në këtë qytet.

"A ju kujtohet fusha danteske e plehrave të Durrësit, e cila u bë faqja e zezë e Shqipërisë nëpër mediat e botës?

Së shpejti aty ku digjeshin plehrat nën dritën e diellit e hënës dhe dergjeshin kope derrash e dosash mes tymrash e zjarresh, do të dynden prindër e fëmijë, vajza e djem, për të shijuar Ekoparkun e Durrësit me atraksionet e tij", shkruan Rama.