TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha ka njoftuar demokratët, se emrat e shpallur si kandidatë për primaret, që më pas do të garojnë në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje, nuk janë kandidatë të PD.
Deklaratën e ka bërë në rrjetet sociale, llogaria që kontrollohet nga grupimi Basha.
Kjo është hera e parë që Basha i referohet Berishës me epitetin "Sali Non-Grata", në kundërpërgjigje të epiteteve të shumta me të cilat është pagëzuar ai nga Berisha dhe demokratët.
Kujtojmë se ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit, ka publikuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në primare dhe më pas do të jenë kandidatë për kryetarë bashkie në 6 bashkitë ku zhvillohen zgjedhje. Berisha ka premtuar rezultat spektakolar në zgjedhje.
"Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.
Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij", thuhet në njoftimin e grupimit Basha.