AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 14:33

Safet Gjici kërkoi lirimin nga burgu, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit

Safet Gjici kërkoi lirimin nga burgu, shtyhet seanca për

Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor 2024 në orën 13: 00 seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Mbrojtja e ish-kryebashkiakut, tha se Gjici ka vuajtur 1.9 vite burg dhe i kanë mbetur 1.2 vite. Avokati ka theksuar Gjici se ndodhet në gjendje të rënduar spitalore dhe kërkon qëndrim në shtëpi. Po ashtu në sallë është paraqitur edhe raporti mjekësor mbi gjendjen e Gjicit.

Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë. Po ashtu u kërkua që të sillen të gjitha kartelat mjekësorë të Gjicit që nga koha e paraburgimit.