AKTUALITET, 2 Mars 2022, 22:48

“Rusia të hetohet për krime lufte”- Shqipëria i bashkohet 37 vendeve për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

“Rusia të hetohet për krime lufte”- Shqipëria i

Shqipëria i është bashkuar 37 vendeve aleatë dhe partnere për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Në një reagim, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se Rusia duhet të hetohet për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Teksa e konsideron agresionin rus të paligjshëm, Xhaçka shprehet se bota nuk do ta pranojë kurrë këtë që po bën Rusia.

“Shqipëria  bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm”, shkruan Xhaçka.

Sipas rregullave të gjykatës, një referim i tillë do të thotë se prokurori nuk duhet të marrë një miratim nga gjyqtarët përpara se të hapin hetimin.