TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka liruar ekuipazhin e anijes me qymyr që mbërriti nga Kolumbia në Portin e Durrësit, ku u gjetën 59 kg drogë.
Sipas News 24, ekuipazhi i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas janë liruar me urdhër të SPAK pas verifikimeve të kryera në lidhje me ngarkesën e lëndës narkotike.
Rreth dhjetë ditë më parë ata kërkuan pafajësinë duke i bërë thirrje gjykatës shqiptare të heqë sekuestrot e anijes dhe pasaportave të tyre.
anija me qymyr mbërriti në portin e Durrësit nga Kolumbia, ku ishte ngarkuar me dhjetëra tonë qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.
Ajo ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas 20 ditësh lundrim.
Anija u vendos në terminalin lindor, që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve, mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së Policisë mes qymyrit, u gjet një sasi prej gati 59 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.