AKTUALITET, 29 Korrik 2022, 15:57

Korçë/ Plagosi me armë 30-vjeçarin në 2021 pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari

Korçë/ Plagosi me armë 30-vjeçarin në 2021 pas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. T., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 13.03.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 02.03.2021, në lagjen nr. 7, Korçë, ku ky shtetas në bashkëpunim me tre të tjerë, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I. Q., të cilin e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë.