AKTUALITET, 29 Korrik 2022, 19:33

Akuzat për trafik njerëzish/ KQZ i kërkon Prokurorisë hetimin e kryebashkiakut të Divjakës

Akuzat për trafik njerëzish/ KQZ i kërkon Prokurorisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar sot Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e thelluar të të shkuarës së Kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Kërkesa është shoqëruar edhe më dokumentacionin e nevojshëm. Kryetari i Bashkisë Divjakë dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qendruar në Itali.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm. Më herët ishte një grup deputetësh të PD, që bazuar në një deklaratë publike të ish-kryetarit të PS në Divjakë, i kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm të hetonte kryebashkiakun e Divjakës.

Kërkesa e KSHQ për Prokurorinë e Përgjithshme: