AKTUALITET, 29 Korrik 2022, 15:04

Dyshohet se blinte vota me para, SPAK kërkon një vit burg për kandidatin e LSI

Dyshohet se blinte vota me para, SPAK kërkon një vit burg për

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon dënimin me një vit burg për ish-kandidatin e LSI-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka. Ky i fundit u filmua me ndërsa jepte para, me dyshimin në këmbim të votave.

Po ashtu, një vit burg u kërkua edhe për Elis Babon, personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i ka dhënë paratë Joka. Ndërkohë, vetë ish-kandidati për deputet, përmes avoktatit të tij deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politikë si Alqi Bllako, i cili është arrestuar për inceneratorët.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundershtarët e Jokës në zgjedhje. Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.