TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur “intrigë” prerentimin se emri i tij ishte në dosjen e Sigurimit.
Meta u shpreh se është 1 milion % i pastër dhe se interesi i kësaj rrëmuje ishte manipulimi i opinionit publik për shkak se “lindi një forcë e re politike”.
Ai theksoi se “s’ka më opozitë që shet ndeshjen 5 vite para” dhe “ky regjim i kalbur do shembet”.
Ilir Meta: “Do mbajnë përgjegjësi ligjore dhe është ngritur grup pune, jam 1 milionë për qind i pastër, e di mirë burimin e kësaj intrige dhe interesin për të manipuluar opinionin dhe për të bërë gjithë këtë rrëmujë, sepse ka lindur një forcë e re politike. Nuk ka më opozitë që shet ndeshjen 5 vite para, është një opozitë e vërtetë që do rrëzojë këtë regjim të kalbur, ata përdhe ishin, por kishin atë opozitë.
Do mbajnë përgjegjësi për këto grabitje, shkelje të ligjeve, të manipulimeve falsifikimeve.
Nëse duan të hapin të gjitha dokumentet që kur isha në çerdhe. Kudo në të gjithë kohët dhe të gjitha periudhat. Isha student i dhjetorit, nëse do isha ashtu kishte vazhduar me PD s’do kishte parë punën e vt. Ky palaço u gjuante me gurë socialistët, Ilir Meta vajti u dha zemër i ndihmoi që të reformoheshin të bëheshin parti më shqiptare, por u kthyen prapë në ;’41. Tani krijojmë Partinë e Lirisë”