TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rritja e çmimit të naftës ka kapur majat ditët e fundit.
Por përveç naftës rritje kanë pasur edhe produkte të tjera. Lidhur me këtë situatë kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë duke njoftuar se qeveria do të krijojë një Komitet të Posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave që po sjell lufta e Rusisë me Ukrainën.
Rama u shpreh se Shqipëria nuk po preket nga kërcënimi i luftës por nga kërcënimi ekonomik që po sjell pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Sipas Ramës çmimi i naftës nuk varet nga qeveria por nga tregu dhe sipas tij është super i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave dhe sidomos ndaj një lufte.
“Po krijojmë një komitet të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.
Ne nuk jemi në kushte e një kërcënimi ushtarak por si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, për kërcënimin ekonomik, pas daljes nga binarët të normalitetit të kostove për mallrat e konsumit” tha Rama.