AKTUALITET, 4 Mars 2025, 18:58

Rrëzohet kërkesa e PD, nuk do të shtyhet afati për regjistrimin e emigrantëve

Rrëzohet kërkesa e PD, nuk do të shtyhet afati për

Komisioni Rregullator i KQZ ka rrëzuar me tre vota kërkesën e Partisë Demokratike për të shtyrë deri më 9 Mars afatin e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet që do të mbahen më 11 Maj.

Më herët PS kishte pranuar në parim kërkesën, por vetëm për 44 mijë personat, të cilëve iu është refuzuar regjistrimi për shkak të gabimeve që kanë bërë.

Rreth 230 mijë emigrantë kanë arritur të regjistrohen ndërsa mbi 40 mijë iu është refuzuar kërkesa.