AKTUALITET, 4 Mars 2025, 17:44

Pas akuzave të Berishës, Rama publikon videon me Engjëll Agaçin nga Kryeministria: Bufi i Kënetës e shpalli të arratisur dhe në kërkim nga drejtësia

Pas akuzave të Berishës, Rama publikon videon me Engjëll

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për të cilin ai u shpreh se “Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia”, duke iu referuar akuzave të Sali Berishës. 

“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”, shkroi Rama në Facebook krah videos.