AKTUALITET, 4 Mars 2025, 13:43

'Adashi' i tij zëvendësuesi/ Shefi i Komisariatit të Sarandës në kërkim nga SPAK, emërohet pasardhësi i tij

'Adashi' i tij zëvendësuesi/ Shefi i Komisariatit të

Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot është emëruar drejtuesi i ri.

Ai është Elvis Shehu, i cili aktualisht mbante postin e Shefit të Stacionit të PKK Qafë-Botë.

Më parë ai ka mbajtur pozicione si Përgjegjës Turni në Portin e Sarandës dhe Qafë-Botë apo Specialist i Riskut në Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Sarandë.