TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se “pasi Erion Veliajn, u tha deputetëve mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni.”
Ndër të tjera ai u shpreh se, Rama “tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur SPAK, tani e përdor atë si kamxhik ndaj kandidatëve të tij”.
“Imagjinoni padrinon në bodrumin e tij, që nuk dini asnjëri prej jush se kush kandidon në këtë qark apo atë qark sepse listat po bëhen nga organizatat e tjera kriminale.
Ka një panik, ka një tmerr në radhët e partisë së krimit.
Dje Edi Rama, pasi e paketoi Erion Veliajn, u tha mos guxoni ta mbroni se atje do të shkoni.
Çfarë ishte ajo deklaratë dje? A nuk tregoi se ai është në harmoni të plotë me Spakun?
Tre ditë më parë kërkonte votat e PD për ta shkrirë dhe për ta zhdukur, tani e përdor atë si kamxhik ndaj kandidatëve të tij”, tha Berisha.