AKTUALITET, 8 Shtator 2025, 13:30

Rrethana të paqarta/ Zbulohet vendimi, gjykata i ndërpreu burgimin, la të lirë "në provë" autorin e masakrës në Shkodër

Rrethana të paqarta/ Zbulohet vendimi, gjykata i ndërpreu burgimin, la

Autori i masakrës me dy të vrarë e dy të plaosur ditën e sotme në Shkodër ishte liruar 5 muaj më parë nga gjykata e këtij qyteti, e cila e kishte lënë "në provë".

Dokumenti zyrtar i publikuar tregon se në datën 4 mars 2025, gjyqtari Albert Keraj ka dënuar me tri vjet e 4 mua burg të riun e arrestuar në dhjetor 2023 me arsenal armësh e municioni dhe uniforma policie në banesë.

Në vendim, i riu ishte urdhëruar të mbante kontakte me shërbimin e provës, mos të shoqërohej me persona të inkriminuar dhe të mos mbante armë.

Mirëpo lirinë e dhënë nga gjykata, i riu e ka përdorur për të kryen masakrën e ditës së sotme në Shkodër me dy të vrarë e dy të plagsur!

Masakra në qendër të Shkodrës, autori i dyshuar Ragip Gila u arrestua me arsenal armësh në 2023, si u la i lirë?!

Policia e Shkodrës ka realizuar arrestimin e shtetasit Ragip Gila, rreth 28 vjeç, si autori i dyshuar i atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.

Nga sulmi me breshëri kallashnikovi humbi jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso dhe dy persona të tjerë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ragip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

 Gila eshte nje person i njohur per policine pasi ka precedent penal. Ai eshte arrestuar ne vitin 2023 me nje arsenal armesh te dyshuara si pjese e nje grupi kriminal mirepo ne rrethana te paqarta eshte liruar dhe tashme ka kryer nje masaker te vertete ne qender te Shkodres.

Mësohet se Gila është liruar nga Gjykata e Shkodrës vetëm në mars të 2025, me shërbim prove dhe lirim me kusht që për 5 vite të mos bëjë asnjë vepër penale.

“3. Në zbatim të nenit 59 të KP urdhërohet:
-pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim.
-vënia në provë e të pandehurit Ragip Jonuz Gila për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës ai të mos kryejë vepër tjetër penale.
-gjatë kohës së provës, i pandehuri Ragip Jonuz Gila të mbajë kontakte me Degën
Territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër.
4. Në zbatim të nenit 60, pikat 9 dhe 10 të KP, urdhërohet i pandehuri Ragip Jonuz Gila të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.
5. Në referim të nenit 261/1/b dhe 389 të KPP, deklarohet shuarja e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, caktuar me vendimin nr.746, datë 08.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj të pandehurit Ragip Jonuz Gila dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i tij nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahet për ndonjë arsye tjetër”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Si u arrestua Ragip Gila ne dhjetor 2023:

I riu është vënë në pranga, pasi në banesën ku jetonte iu gjetën sende që përdoreshin nga grupe kriminale për vepra të ndryshme në Shkodër dhe sasi të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor “Imazhi fals”, është ndërhyrë në banesën e Ragip Giles, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Po vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të përfshirë.

Asokohe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Pavaresisht kesaj, dy vite me vone ky person gjendet i lire ne Shkoder dhe kryen masaker ne qender te qytetit.

Policia njoftim zyrtar per ngjarjen, zyrtarizon autorin: 

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi Ragip Gila. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rrethana të paqarta/ Zbulohet vendimi, gjykata i ndërpreu burgimin, la

Rrethana të paqarta/ Zbulohet vendimi, gjykata i ndërpreu burgimin, la