AKTUALITET, 8 Shtator 2025, 12:53

Detaje/ Atentati në Shkodër: U qëllua me 3 plumba në trup, Erogen Vaso dërgohet urgjent për mjekim në Tiranë. I kanë prekur arteriet kryesore

Detaje/ Atentati në Shkodër: U qëllua me 3 plumba në trup,

Erogen Vaso, një nga personat e plagosur në atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodër mëngjesin e sotëm, është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak.

Raportohet se Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore, duke e bërë të nevojshme një ndërhyrje emergjente dhe trajtim të avancuar që vetëm në kryeqytet mund të sigurohet.

Nga të shtënat, një plumb ka shkaktuar vdekjen e Liridon Krajës, ndërsa viktima tjetër, Armando Pali, ka marrë disa plumba. Një plagosje tjetër rëndë ka pësuar edhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhet aktualisht në repartin e reanimacionit, por jashtë rrezikut për jetën.