AKTUALITET, 8 Shtator 2025, 13:16

Berisha: Do të publikohen aspekte të tjera të kësaj dosje. McGonigali mund të ketë ndihmuar Altin Troplinin që të kalojë vetingun

Berisha: Do të publikohen aspekte të tjera të kësaj dosje.

Kryetari i PD nuk ka kursyer nga akuzat per çështjen McGonigal as kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e renditur krah Edi Ramës.

"Edi Rama, pas McGonigalit, është personi i dytë më kryesor në këtë organizatë kriminale. Ky hetim ka dhe anë të tjera, Targetin 3, lidhjen me Shestakovin, agjentin e mirëfilltë të shërbimit sekret rus, të cilit McGonigal i thotë se kemi gjetur akses tek Edi Rama dhe qeveria e tij. E rëndë, damkosëse është edhe mesazhi i McGonigalit që nga zyra e Edi Ramës informon personin që nuk i kanë thënë emrin se kryeministri shqiptar po bën reformën e drejtësisë dhe do kemi shumë punë tani.

Në fakt, janë të shumtë zërat që kërkon t’i shuajë Altin Troplini, të cilin dëshmojnë se McGonigal u përfshi direkt në vetingun, duke marrë shuma të mëdha. A ishte Altin Troplini që e ndihmoi McGonigali të kalojë vetingun? Edhe kjo është çështje hetimi.  Është ky një akt shtesë që Altin Troplini mban në sirtar dosjen e McGonigalit?

Edhe kjo kërkon përgjigje. Por Altin Troplini nuk mund t’i kalojë kurrë, nuk mund të flejë kurrë mbi këto dosje krimi, nuk mund të zhdukë këto dosje krimi. Dhe unë u them ju, se në qoftë se ky raport i Inspektorit të Përgjithshëm për herë të parë bëri të ditur aspektin kinez të dosjes shqiptaro-amerikane të McGonigalit, aspekte të tjera janë në zbardhje e sipër," tha Berisha.