TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fundjava do të vijojë me reshje të imta shiu në të gjithë vendin, ndërsa zonat malore parashikohen të kenë dëborë.
Në një lidhje me “Vila24”, sinoptikani Hakil Osmani, nga “Meteoalb”, tha se priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.
Sipas tij, java në vazhdim do tëkarakterizohet nga një mot i vrenjtur, me reshje shiu dhe temperaturat do të vijojnë të ulen përsëri.
“Kemi një shtyrje të stinëve”, tha Osmani, duke sqaruar se këtë vit pranvera vjen e vonuar dhe temperaturat janë 6 apo 7 gradë më pak se vlerat normale të stinës.