TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

KQZ shpërndan mandatet për qarqet Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se në qarkun e Kukësit, koalicioni opozitar PD-ASHM, merr dy mandate (Flamur Hoxha, Isuf Çelaj), ndërsa PS vetëm 1 (Eduard Shalsi).
Në qarkun e Lezhës, PD-ASHM merr 4 mandate dhe PS 3 mandate. Në qarkun e Korçës, PS merr 6 mandate ( Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari, Ilirjan Pendavinji, Bledi Çomo dhe Besa Spaho), ndërsa PD-ASHM siguron vetëm 4 mandate(Ivi Kaso, Ledina Alolli, Bledion Nallbani dhe Fidel Kreka).
Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës, PS ka marrë 3 mandate, dhe koalicioni opozitar ka siguruar vetëm një karrige për në Kuvend.