AKTUALITET, 25 Qershor 2025, 13:31

Dosja e 'Sterilizimit'/ SPAK kërkon nga 10 vite burg për ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj. Për të tjerët...!

Dosja e 'Sterilizimit'/ SPAK kërkon nga 10 vite burg për

SPAK jep pretencën për sterilizimin. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj. Nga gjykimi i shkurtuar i zbritet në 6.8 vite burg.

10 vite burg SPAK kërkon edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili nëse dënohet përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do vuajë shkurtuar 6 vite e 8 muaj.

Ndërsa për ish-drejtoreshën juridike në Ministrinë e Shëndetësisë u kërkua 3.6 vite burg. Nëse dënohet përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojnë pas hekurave 2.4 vite burg.

Për Marsela Serjani SPAK kërkon 3 vite 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj.

Për Sajmir Kadiun kërkon 3 vjet 6 muaj / për shkak të gjykimit të shkurtuar, 2 vjet 4 muaj

Për Petref Mersinin 3 vjet 6 muaj/ për shkak të gjykimit të shkurtuar, 2 vjet 4 muaj dhe pezullim, 4 vjet Shërbim Prove.

Për Arben Gjatën kërkon 1 vit 4 muaj burg, pezullim dhe shndërrim, 3 vjet Shërbim Prove.

Për Genc Byrazerin kërkon dënimin me 2 vjet Shërbim Prove.

Për Naile Ajazin kërkon dënimin me 1 vit 4 muaj, 2 vjet Shërbim Prove.