Rikthehet në Tiranë edicioni i dytë i “Automotive Fair Albania”. Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama në Facebook, ku shprehet se aktiviteti që do të bëjë bashkë koleksionistët e automobilizimit, do të zhvillohet datat në 26-29 tetor në Pallatin e Kongreseve te “Sheshi Italia” dhe “Nënë Tereza”.
“Mirëmëngjes dhe me rikthimin e edicionit të dytë, të Automotive Fair Albania, eventit më të madh të pasionit automotiv, duke bërë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit, në datat 26-29 tetor në Pallatin e Kongreseve, “Sheshi Italia” e “Nënë Tereza”, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.