AKTUALITET, 2 Tetor 2023, 23:07

Rikthehen bastet, por qeveria kërkon aksioner me eksperiencë në vendet e BE/OECD! Endri Meksi: Kushtëzuese, por jo përjashtuese!

Rikthehen bastet, por qeveria kërkon aksioner me eksperiencë në

Qeveria shqiptare ka vendosur rikthimin e basteve, duke prezantuar një projektligj që ka sjellë reagime të forta, veçanërisht nga kompanitë e licensuar që e kanë zotërur tregun, përpara mbylljes së këtij aktiviteti. 

Shkak për debate është bërë veçanërisht kriteri për një aksioneri me eksperiencë në vendet e BE/OECD, e cila është interpretuar si një kriter përjashtues. 

Megjithatë, sipërmarrësi Endri Meksi thotë se ky është një kriter i cili i kushtëzon subjektet por nuk i përjashton ato dhe me pak punë, është një kriter që mund të plotësohet. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meksi deklaroi se projektligji parashikon ndarjen e dhjetë licensave. Sipas tij këto janë të mjaftueshme për tregun shqiptar, por edhe për kriteret financiare që parashikon ky projektligj. 

"Ligji parashikon dhjetë licensa për t’u dhënë me procedurë gare. Nuk është e qartë a do të jetë një garë, apo do të rihapet nëse nuk plotësohet numri. Është model i ngjashëm me alokimin e licensave 3G dhe 4G. Dhjetë licensa mendoj se janë mjaftueshëm për tregun shqiptar. Me kushtet që janë vendosur kam përshtypjen nuk do të ketë shumë kërkesa.

Aktorët e tregut, kanë paraqitur kundërshtimet për 2-3 pika kyçe.

Pika e parë është aksioneri me përvojë në vendet e BE/OECD dhe nevoja e një aksioneri me një xhiro të caktuar. Këto janë kushtëzuese dhe shtrënguese. 

Ky kusht i aksionerit të huaj, në komision deputeti Xhelili këmbëngulte madje që duhet vënë dominant kuota e aksionerit të huaj. Qeveria e ka lënë bosh atë. Është kushtëzues, por jo përjashtues. Me pak vullnet dhe pak punë anashkalohet si kusht.

Kriteret e vështira janë këto të dyja. Është ulur kapitali në krahasim me licensat e tjera", deklaroi ndër të tjera Meksi. 

Rikthehen bastet, por qeveria kërkon aksioner me eksperiencë në