AKTUALITET, 2 Tetor 2023, 17:47

Njohja e sigurimeve shoqërore në Greqi, Braçe: Presioni mbi autoritet greke të jetë maksimal!

Njohja e sigurimeve shoqërore në Greqi, Braçe: Presioni mbi

Deputeti i PS-së, Erion Braçe theksoi se duhet të bëhet presion maksimal mbi autoritet greke për njohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve të cilët punojnë në vendin fqinj. “Detyrimet kontraktore të vonuara, ligji po funksionon por jo në dimensionet që prisnim nga kjo sallë. Ligji nuk po funksionon me fatura tatimore. Grumbullues që lëshojnë fatura dore dhe nuk paguajnë bujqit tani që flasim.  Autoritet fiskale të veprojnë të bëjnë detyrën në zbatim të ligjit për detyrimet kontraktore. Ligji për mbrojtjen e tokës bujqësore ndalon përdorimin e zjarrit.

Sot në fshatra edhe ku ka kosha përsëri po digjen produkte e plehra. Duhen akte nënligjore për sa i përket djegies së produkteve bujqësore. Çmimi i imputeve ka rënë në tregjet ndërkombëtare por jo në tregjet tona sepse karteli imputeve bujqësore vijon.

Ureja hyn 220 dollarë toni në Durrës, shitet me mbi 400 dollarë toni. Greqia nuk po e bën hapin e njohjes së sigurimeve shoqërore. Presioni mbi autoritet greke të jetë maksimal për të marrë mbrapsht emigrantët çfarë u takon”, theksoi Braçe.