TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndryshime në Gjykatën e Elbasanit. Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Elbasanit, Matilda Fetau është mandatuar këtë të hënë nga të gjithë anëtarët e Trupës Gjyqësore të kësaj gjykate për kreun e saj.
Fetau është votuar unanimisht nga kolegët duke ju besuar drejtimi i këtij institucioni për vitet e ardhshme. Më herët ajo u përball në 29 maj të këtij viti edhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u relatuan raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës së saj. Komisioni atëherë shpalli vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Matilda Fetau.
Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi u emërua në Gjykatën e Elbasanit ku që prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.