TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më 23 korrik është propozuar që të ripërsëriten zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës. Ky propozim është bërë sot nga KQZ-ja, ndërkohë që të hënën do të vendoset përfundimisht.
Ishte pikërisht koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ që kontestoi rezultatin në këtë bashki, sidomos kutin në burgun e Rrogozhinës, që sipas tyre kishte parregullsi.
Ndërkohë kujtojmë se ende nuk ka një datë për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit.
PROJEKTVENDIMI
PROJEKTVENDIM PËR CAKTIMIN E DATËS PËR PËRSËRITJEN E ZGJEDHJEVE PËR KRYETARIN E BASHKISË RROGOZHINË
Në mbështetje të nenit 19, pika 1, shkronja “n” e 2, dhe nenit 161, pika 6, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të vendimit nr. 28, datë 15.06.2023, të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor,
VENDOS: 1.
Zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten në datën 23 Korrik 2023. 2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan CELIBASHI