AKTUALITET, 23 Qershor 2023, 13:23

Edi Rama: Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar tre policët e Kosovës

Edi Rama: Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet

Kryeministri Edi Rama, ka ripërsëritur apelin për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.

Rama u shpreh se nëse nuk kthehen në shtëpi tre policët nuk mund të ketë përparim të dialogut mes dy vendeve.

“Policët mbahen në burg në Serbi, nuk ka përparim në dialog pa kthimin e tyre në shtëpi. Nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë për sa kohë Serbia nuk i hep fund heqjes së lirisë së tre policëve, kur ata nuk kanë kryer asnjë krim.

Dhe nëse e kanë kaluar kufirin sikur ta marrin të mirqenë njerëzit arrestohen , pyeten dhe kthehen pas. Mbajtja e tyre në burg e pajustifikueshme dhe e papranueshme. përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të 3 policëve të një shteti tjetër duke ngritur zërin, por arrestimin e një personi tjetër, nuk i përgjigjen në mënyrë simetrike shkeljeve të të drejtave të bashkëkombase të një shteti tjetër.

Duhet bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, EULEX, KFOR dhe aty ku është origjina e kësaj problematike”, tha Rama.

Gjithashtu Rama paralajmëroi se klima e tensionit po rritet me orë “duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR-i”.

Ai informoi gjithashtu se iu ka dërguar një letër të dytë Presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos.

“Unë sot e përsëris edhe me zë dhe me figurë apelin për lirimin e menjëhershëm pa kushte, pa nëse të tre efektivëve të Policisë së Kosovës, jo vetëm sepse është shkelje e të drejtave të njeriut që nuk mund të minimizohet në asnjë mënyrë, por sepse pa u kthyer në shtëpi ata tre burra nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e deeskalimit.

Nga ana tjetër dua t’ju informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draftstatutit Presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re, konkrete të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman natyrisht me mbështetjen e SHBA-ve që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos.

Në kushtet kur degradimi i situatës në Veri si rezultat i përplasjes së vazhdueshme të politikave të brendshme të dy udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë po e rrit me orë klimën e tensionit, duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, ç'ka do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR-i.

Përplasje e cila dhe sikur 3 orë të zgjaste do të rezultonte fatale dhe për të gjithë çka është bërë në këto vite, përpjekje, nisma, ndërveprime në Ballkanin Perëndimor nën ombrellën e procesit historik të Berlinit”, deklaroi Rama.