TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të flasë në lidhje me përplasjet dhe tensionet që ndodhën në kampin e MEK në Manzë, disa ditë më parë, ku mbeti i vdekur një nga banorët e kampit, i cili prej muxhahedinëve pretendohet se u vra nga Policia e Shtetit.
I pyetur nëse kjo do të ndikonte në prishjen e marrëveshjes, Rama tha se nuk ka asnjë koment dhe se sot do të fliste vetëm për tensionet në veri të Kosovës.
“Nuk kam asnjë koment për asgjë tjetër se për temën që jemi këtu”– u shpreh shkurtimisht Rama.