AKTUALITET, 23 Qershor 2023, 15:12

Kujdes gjobat! Policia Rrugore kontrolle intensive në Tiranë, në “lupë” mbi 900 mjete, u zbulua se...

Kujdes gjobat! Policia Rrugore kontrolle intensive në Tiranë, në

Policia rrugore e Tiranës në zbatim të planit operacional për kontrollin e automjeteve dhe motomjeteve që qarkullojnë ndërkohë që kanë disa masa administrative të pashlyera, kanë ngritur disa pika kontrolli.

Gjatë ditës të sotme, janë kontrolluar në total 932 mjete dhe motomjete. 102 prej tyre kanë rezultuar se kanë kaluar afatin njëmujor të shlyerjes së masave administrative dhe po kryhen veprimet procedurale nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ndërsa janë këshilluar për shlyerjen e tyre, drejtuesit e automjeteve që janë brenda afatit njëmujor.

Plani operacional do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.