TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është mbyllur duke kënduar Himnin e Flamurit protesta e studentëve të mjekësisë, kundër planit të qeverisë për kushtëzimin e diplomave.
Një prej studenteve e pranishme në protestë është shprehur për Panorama TV se fillimisht studentët kanë pasur vështirësi për të protestuar, për shkak të bashkimit mes tyre.
Ajo shtoi se do të vijojnë protestat deri në marrjen e një përgjigjeje për anulimin e draft-propozimit të qeverisë.
“Për teori mund të mësojmë vetë, duhet të jemi mjekë të formuar nga praktika. Fillimisht tani na erdhi edhe mundësia për ta bërë këtë gjë, për të protestuar. Ka pasur probleme te pjesa e bashkimit të studentëve. Ne do i vazhdojmë protestat derisa të marrim një përgjigje për anulimin e këtij draft-propozimi”, është shprehur njëra prej studenteve.