TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar ndërtimin e një kulle 58 katëshe mbi tokë, që do të ndërtohet sipas tij në qendër të Tiranës.
Në një postim në ‘Facebook’ Vasili thekson se ajo është dhurata e fundit e Veliajt dhe Ramës për qytetarët e Tiranës. Mes të tjerash Vasili thekson se objekti në fjalë do të jetë në ‘Rrugën e Barrikadave’.
REAGIMI
Nje kulle 58 kate betoni eshte "dhurata" me e fundit e Erion Veliajt dhe Edi Rames per qytetaret e Tiranes. Mu ne zemer te Tiranes, mu ne qendren e saj do te ndertohet nje tjeter perbindshi i ri prej betoni. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qendrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.
Sipas dokumentave, kulla do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë. Zemra e Tiranes eshte kthyer ne nje vater te helmuar betoni, te cilen s'kane te ngopur pa i rrembyer edhe metrin e fundit. Presin qytetaret ndonje cm2 bar dhe Veliaj ju jep vetem beton. Presin ndonje grimce shendet dhe ju japin beton helmues per shendetin. Presin nenat ndonje ambient qe te shetisin femijet e tyre, por vetem beton ju ofrojne. Presin te moshuarit nje ambient ku te levizin, prehen apo te çlodhen por vetem egersine e betonit ju japin. Ky qytet perdite vetem shkurton jeten dhe shendetin e njerezve. E pacipe sarkazma, qe gjoja do gjelberojne ballkonet dhe taracat, kur nderkohe i kane helmuar me beton token dhe dheun qytetit duke e asgjesuar ate. Sikter, vafshi ne dreq vrases te qytetit tone!