AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 10:50

Rezoluta e Srebrenicës sot në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët mbajnë një minutë heshtje në nder të viktimave të gjenocidit

Rezoluta e Srebrenicës sot në Kuvendin e Shqipërisë,

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje në ndër të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. Të gjithë deputetët, kanë kujtuar viktimat që humbën jetën gjatë agresionit serb.

Në sallën e Kuvendit kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës së Bosnjë-Hercegovinës.

Ditën e sotme Kuvendi pritet të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë ku humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm.