AKTUALITET, 4 Tetor 2023, 10:58

Partia Socialiste dhe grupimi i Bardhit kërkesë për miratimin e rezolutës që dënon ngjarjet në veri të Kosovës

Partia Socialiste dhe grupimi i Bardhit kërkesë për miratimin e

Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e një projekt-rezolute, “për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Republikës së Kosovës dhe në mbështetje të përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e rajon”.

Kjo kërkesë e dorëzuar në Kuvendi mban datën 2 tetor dhe është firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Blendi Çuçi.

Partia Socialiste e konsideron” akt terrorist” vrasjen e Policit të Kosovë, Afrim Bunjaku, ndërsa  mbështet të gjitha veprimet e qeverisë së Kosovës në raport me ngjarjen.

Teksa bën thirrje për dënimin e Serbisë për këtë ngjarja, PS-ja kërkon një shtim të trupave të KFOR në pjesën e veriut.

Pak ditë më parë edhe kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar miratimin e një rezolute, përmes së cilës të bëhet thirrje për dënimi e aktit të sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës.