TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjin Guri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku iu vra babai, Zef Guri në Dukagjin, ka mohuar se autor i krimit të jetë kushëriri i tij, Gjovalin Guri, siç pretendoi policia.
“E turpshme”, kështu e konsideroi ai faktin që uniformat blu shpallën në kërkim djalin e xhaxhait të tij si autor i dyshuar.
Gjin Guri, nga Spitali i Traumës tha për News 24, se kushëriri tij s’ka lidhje me ngjarjen dhe policia të gjejë autorët.
Ai tregoi se si ndodhi ngjarja teksa po vinte me babain nga Shoshi në drejtim të Shkodrës me këtë kamionçinë.
I plagosuri deklaroi nga shtrati i spitalit se u qëlluan papritur me automatik nga të paktën dy persona që ndodheshin të fshehur në këtë pjesë disa metra mbi rrugë.
“Devijoi me dashje në humnerë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave”, tha Gjin Guri.