TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate për çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke iu përgjigjur akuzave të pozitës, është shprehur se nëse grupi Parlamentar i PD ka ankesa në lidhje me mbledhjen atëherë ta ankimojë sipas rregullores.
“Nëse grupi parlamentar i PD ka ankesa ne lidhje me mbledhjen e Këshillit te Mandateve ta ankimojë këtë vendimmarrje sipas Rregullores. Vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është vendimi i duhur sepse edhe vete Kuvendi është palë në këtë ngërç kushtetues”, tha ai.