TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një avion i nisur nga Rinasi ka bërë një ulje emergjente në Bari të Italisë pasi pësoi defekt në motorr gjatë fluturimit.
Mediet italiane raportojnë se avioni i “Albawings” i cili do kryente intenerarin Tiranë-Bologna kreu një ulje të detyruar në aeroportin e Barit pasi gjatë fluturimit mbi detin Adriatik, një nga motorrët pësoi defekt.
Mësohet se rrjedha e ngjarjeve ka ndodhur orët e vona të tre nëntorit, konkretisht rreth orës 01:12 të natës, rreth një orë pasi ishte nisur nga aeroporti “Nënë Tereza”.
Nga manovrat emergjente në aeroportin e Barit, u shkaktuan vonesa të avionëve të tjerë në nisje dhe në ulje por më pas gjithçka iu kthye normaliteti. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë i lënduar.