TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për shkak të stuhisë së orëve të fundit në juglindje të vendit shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq ndërsa në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Vreshtas e Libonik
Në bashkinë e Kolonjës pa energji elektrike janë fshatra të njësisë Administrative Leskovik ndërsa në bashkinë e Pogradecit fshatra të Njësisë Administrative Dardhas. Do të punohet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha fshatrat e lartpërmendura në një moment të dytë, grupet e punës do të zbresin në terren pas stuhisë.
Ndërkaq sipas të dhënave deri tani nuk raportohet për probleme të tjera sa i përket rrugëve apo përmbytjeve.
Reshjet e dendura të shiut në Pukë kanë shkaktar shembjen e një kabine elektrike, e cila ka qenë e dëmtuar më parë.
Mësohet se objekti është shembur duke zënë poshtë transformatorin. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE po tentojnë ndërhyrjen, por është e pamundur për shkak të reshjeve të shiut.
Si pasojë e motit të keq shumë fshatra në juglindje të vendit kanë mbetur pa energji elektrike, si dhe janë përmbytur shumë akse rrugore në të gjithë Shqipërinë.