AKTUALITET, 17 Shtator 2022, 09:42

Reshjet dëmtojnë linjën e energjisë elektrike në Fierzë, OSHEE: Po riparojmë avarinë

Reshjet dëmtojnë linjën e energjisë elektrike në

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq mëngjesin e kësaj të shtune. Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin, duke sjellë edhe problematika.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se reshjet kanë dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm në Fierzë.

Në një postim në Facebook, OSHEE thotë se është dëmtuar linja, teksa teknikët janë vendosur në terren për riparimin e avarisë.

Postimi i OSHEE-së:

Rrjeti tensioni mesëm Fierzë. Moti i keq, me reshje dëmtoi linjën, brigadat e OSSH Kukës Tropojë në terren për riparimin e avarisë