AKTUALITET, 16 Shtator 2022, 18:52

Reshjet e dendura në fundjavë/ Bashkia e Lezhës jep njoftimin e rëndësishëm: Rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Reshjet e dendura në fundjavë/ Bashkia e Lezhës jep njoftimin e

Bashkia e Lezhës ka informuar qytetarët se reshjet e dendura të shiut, të parashikuara gjatë fundjavës, mund të krijojnë probleme të ndryshme.

Sipas një njoftimi në Facebook, qytetarët informohet se mund të ketë rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitje dherash.

Ndërsa i siguruan se “grupi i emergjencave ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h”.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura  në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.

Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h.