TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kishte zbritur në shina që të merrte një send që i kishte rënë, por kjo i ka kushtuar jetën një shqiptari në Itali.
Bëhet fjalë për një 46-vjeçar i cili jetonte e punonte në Genova, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.
Sipas asaj që shkruan ANSA, shqiptari është shtypur nga treni i ‘Intercity Milano-Livorno’.
Këto detaje janë bërë publike nga policia hekurudhore.
Sipas drejtuesit Giuseppe Mariani, pasi janë parë pamjet filmike është arritur në përfundimin se burri kishte zbritur në shina për të marrë një send që i kishte rënë.