AKTUALITET, 8 Mars 2022, 10:08

Reshje shiu e dëbore gjatë natës në Korçë, temperaturat -4 gradë

Reshje shiu e dëbore gjatë natës në Korçë,

Në qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore të shoqëruara me temperaturat -4 gradë. Trashësia e dëborës varion nga 5 centimetra deri 12 centimetra.

Është punuar gjatë natës nga kontraktorët për mirëmbajtje dimërore me pastrime dhe kriposje. Të angazhuara në punë tetë mjete borëpastruese.

Qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si Korçë- Ersekë- Leskovik; Korçë – Dardhë; Korçë-Voskopojë, kryhet pa probleme dimërore.
Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Aktualisht temperaturat mesatarja -2 gradë, teksa moti është i vrenjtur.

Kontraktorët do të vazhdojnë mirëmbajtjen dimërore edhe gjatë ditës, nisur edhe nga parashikimet e motit me reshje shiu dhe dëbore.