TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kjo e dielë nuk do të jetë si fundjavat e tjera të sezonit të verës pasi që në orët e para të mëngjesit moti do të karaterizohet nga vranësira hera herës të dendura deri në mesditë.
Më tej do të mbizotërojnë kthjellimet.
Reshjet dhe shtrëngatat nisën në bregdet mëngjesin e së shtunës dhe gjatë ditës së sotme do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar.
Në bregdet dhe zonat e ulëta, reshjet do të rikthehen sërish në mbrëmje vonë e deri mëngjesin e së dielës.
Deri në mesditë, reshje parashikohen të kenë vetëm zonat malore ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për ti lënë vendin motit të kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.