TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të kryejë një vizitë zyrtare në Kosovë, që do të jetë e para jashtë shtetit që prej marrjes së mandatit si president.
Begaj do të mbërrijë të hënën në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, e cila në orën 10:00, do ta presë presidentin me ceremonitë më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
“Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Bajram Begaj mori detyrën më 24 korrik përmes betimit në Kuvend dhe ceremonisë në Presidencë.
Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).