TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ndër familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në Bashkinë e Klosit është edhe kjo e Hakik Kadiut nga fshati Bejnë.
Ndonëse sipas familjarëve, banesa është shpallur nga Komisioni si e pabanueshme, qeveria këtë vit akordoi në ndihmë të tyre vetëm 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.
Por të zotët e shtëpisë Hakik e Pashe Kadiu thonë se 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra që i ka akorduar shteti nuk mjaftojnë për të vendosur qoftë dhe një derë dhe jo më për të ndërtuar banesën, që komisioni i verifikimit i ngritur në atë kohë e ka nxjerrë të pabanueshme.
Hakiku e konsideron këtë tallje, ndërsa e shoqja e tij thotë se do të refuzojë marrjen e këtij fondi nga qeveria.
Kryefamiljari Hakik Kadiu thotë se ndjehen të rrezikuar për jetën teksa vijojnë të jetojnë ende në këtë banesë e tejet dëmtuar nga tërmeti, që nga çatia e deri tek themelet.
Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 janë trajtuar me bonus qiraje nga shteti, por kjo familje thotë se as atë nuk e ka përfituar./Balkan Web