TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me masakrën e ndodhur të premten në Malin e Zi, ku një 34-vjeçar ekzekutoi 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë pas një sherri për banesën e qerasë në Cetinje.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, si dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, qytetarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj.
POSTIMI I PLOTË:
Nje masaker e vertete ne Çetine! Vriten dhjete qytetare dhe plagosen gjashte te tjere!
Miq, nje person i armatosur ka hapur zjarr dje pasdite ne nje lagje te Çetines dhe ka vrare 10 qytetare, nder te cilet dy femije, dhe plagosur 6 te tjere.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal e te shemtuar, i shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave, qytetareve dhe autoriteteve te vendit fqinj. I uroj gjithashtu sherim te plote te plagosurve.