TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një numër i lartë i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Sipas autoriteteve doganore në Kapshticë, kanë hyrë 6203 shtetas dhe kanë dalë 3423 ndërkohë që gjatë ditës së sotme është punuar me katër sportele në hyrje dhe katër në dalje.
Sipas policisë, ky numër sportelesh ndryshon pasi alternohen gjatë ditës në varësi te ngarkesës.
Aktualisht në këtë pikë ka një numër të konsiderueshëm të mjeteve që hyjnë apo që dalin por ndryshe nga Kakavija nuk ka pasur pritje të gjata.
Aktualisht në dispozicion të udhëtarëve janë dy sportele në hyrje dhe dy në dalje.