AKTUALITET, 13 Gusht 2022, 16:29

Gjermania e kërkonte në të gjithë Europën, shqiptari i dënuar me 15 vite burg kapet në Itali, për çfarë akuzohet

Gjermania e kërkonte në të gjithë Europën, shqiptari i

Disa netë më parë karabinierët italianë të Nor të Città della Pieve, duke kaluar përgjatë rrugëve të qytetit Tuoro sul Trasimeno, ndaluan një makinë të dyshimtë dhe e kontrolluan.

Në timon ishte një 40-vjeçar nga Shqipëria.

Nga hetimet rezultoi se ndaj tij ishte në lëshuar një urdhër-arresti europian, pasi në Gjermani ai ishte dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Pas përfundimit të formaliteteve, burri u transferua në burgun e Perugia-Capanne.