AKTUALITET, 18 Dhjetor 2021, 16:42

Referendumi për shkarkimin e Bashës/ Vokshi: Ja sa demokratë kanë votuar deri tani

Referendumi për shkarkimin e Bashës/  Vokshi: Ja sa demokratë

Deputetja e PD, Albana Vokshi në emër të Komisionit të Rithemelimit raportoi shifrat e pjesëmarrjes në votimin e referendumit deri në orën 15:00. 

34,105 demokratë kanë shprehur vullnetin e tyre me votë deri në këtë orë, ndërkohë që procesi i votimit vijon. 

Kjo shifër tregon se është tejkaluar numri i votave kur u zgjodh Lulzim Basha kryetar i PD, në 13 qershor. 

Vokshi tha se qendrat e votimit do të jenë hapur derisa të votojë edhe demokrati i fundit. 

"Deri në orën 15:00 janë 34 105 votues. Në shumë qendra votimi është tejkaluar numri i votuesve përfundimtar të datës 13 qershor për Lulzim Bashën. Numri presim që të jetë shumë më i lartë. Qendrat e votimit të qëndrojnë hapur derisa të ketë votuar edhe demokrati i fundit", u shpreh Vokshi.