AKTUALITET, 25 Tetor 2025, 20:36

Reforma fiskale, Malaj: PBB-ja në vitin 2029 shkon në 35 miliardë euro

Reforma fiskale, Malaj: PBB-ja në vitin 2029 shkon në 35 miliardë

Ministri i Financave Petrit Malaj solli sot në vëmendje disa prej objektivave të reformës fiskale, ndër të cilat veçoi edhe rritjen e Prodhimit të Brendshëm, Bruto në rreth 35 miliardë euro deri në vitin 2029.

Kjo sipas ministrit Malaj, është një rritje me 29 për qind krahasuar me PBB-në në vitin 2024.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto (nominale) nga 25 miliardë euro që ishte në vitin 2024, parashikohet të shkojë në rreth 35 miliardë euro në vitin 2029, ose me rritje 29 për qind”, u shpreh Malaj, duke folur mbi prioritetet kryesore në rrugën e “Shqipërisë 2030 në BE”.

Malaj theksoi se PBB për frymë, nga 10 440 euro që ishte në vitin 2024, parashikohet të shkojë në rreth 15 000 euro në 2029 ose me rritje 32%.

Duke folur mbi Borxhin Publik, Malaj tha se nga 54,2% e PBB-së që ishte në vitin 2024, parashikohet të shkojë në rreth 50% në vitin 2029.